Arian Tahiri ka kaluar në radhët e Golden Eagle Yllit, ka bërë të ditur vetë klubi i Therandës.
Tahiri, që stinorin e kaluar erdhi nga Trepça te Bashkimi i Prizrenit, këtë stinor do të mbrojë ngjyrat e ekipit verdhezinjve, derisa aty do të ketë edhe ish-shokun e skuadrës, Besnik Azemi, që ditë më parë ka arritur marrëveshje me Yllin.
Ariani ka pasur mesatare prej 2.3 pikëve, 2.1 asistimeve dhe 1.5 kërcimeve për ndeshje ku mesatarisht në 16 shfaqjet e tij në parket në stinorin pranveror me Bashkimin, ka pasur 11.5 minuta për ndeshje.
FBK ka bërë të ditur se Superliga e Kosovës stinorin e ri do t’ia nis më 31 shtator, ndërsa skuadrat kanë afat për transferime të lojtarëve deri më 15 shtator.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I