Modelet e fundeve për stinën vjeshtë/dimër 2017-18 (FOTO)

17:12 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot do të flasim për fundet dhe për modelet në tendencë për stinën vjeshtë/dimër 2017-18. Të gjatë, mini, deri tek gjunjët, me pala, prej jeans etj. Ja cilët do të jenë modelet e fundeve që do të preferohen këtë sezon.

Fundi prej veluri
Ky lloj fundi është perfekt për tu veshur si gjatë ditës ashtu dhe për në mbrëmje çdo gjë varet se me çfarë do ta kombinoni.

fund

Fundi me pala ngjyrë argjend
I gjatë, romantik dhe me shkëlqim. Ky lloj fundi do t’ju bëjë të ndiheni glamour. Cili është kombinimi perfektë? Këshillohet të vishet me një body të zi dhe një palë çizme.

d99baf74-a747-4a6f-8b29-c1cd710c1d44-0-768x512

Minifundi me kopsa
Fundi mini me kopsa para është një ndër trendet e këtij sezoni i cili do të preferohet shumë. I kombinuar me një këmishë të bardhë me fjongo do të ketë një pamje me të vërtetë shik por, jo vetëm këtë model fundi mund ta kombinoni edhe me një t-shirt për një pamje më rok.

8862a88f-ecb4-4bb2-807a-a06654a2c013-0

Pencil skirt
Për tu kthyer në punë do të ishte e përshtatshme të preferonit një pencil skirt i cili është një aleat shumë i mirë i pamjes tuaj. Mund ta zgjidhni me një gjatësi deri tek gjunjët dhe prej lëkure për ta kombinuar me një bluzë romantike apo një t-shirt me shkrime për kohen e lirë.

7th-avenue-front-slit-pencil-skirt-modern-black_06170249_006

Fundi prej tyli
Për femrat romantike edhe këtë sezon tyli do të vazhdoje të jetë i preferuar. Modeli në tendencë është shumë i shumë dhe mund të vishet me këmbale për një pamje disi rock por edhe me këpucë kitten heel bon ton për në mbrëmje.

df3f2126-1d5a-4b1b-a1d8-1902ff1c13b8-0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme