Vetëm pak ditë më parë, aktori i njohur i “O sa mirë”, Ernest Zymberi i dha fund beqarisë.
“Llukmani”, kurorëzoi dashurinë e tij me Lena Rexhepin në një dasmë shumë të bukur tradicionale, transmeton Gazeta Express.
Aktori i njohur në ditën e tij më të veçantë ishte shprehur tejet i emocionuar.
E tash pak ditë pas dasmës të sapomartuarit janë nisur për pushime në muajin e tyre të mjaltit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori përmes disa imazheve që ka postuar në profilin e tij në Instastory.
“Muaji ynë i mjaltit sapo ka filluar @lenarexhepi♥”, kishte shkruar ai.
Ndryshe Ernesti u bë i njohur për publikun nga roli i tij si “Llukmani” në serialin komik “O sa mirë”, ku arriti të bëjë shumë fansa për vete.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë