Ylli i Real Madridit, Dani Ceballos është duke u penduar me vendimin e tij për të refuzuar transferimin te Barcelona.
Real Madridi mposhti rivalin e tyre të përbetuar duke nënshkruar gjatë kësaj vere me Ceballosin nga klubi në La Liga, Real Betisi, transmeton portali arbresh.info. Por, 21-vjeçari është duke pasur një fillim të vështirë në Bernabeu pasi nuk ka gjetur pozitë në formacion në fitoren e skuadrës së tij të re në Superkupën e Evropës si dhe deri tani ka siguruar etëm 10 minuta në fushë.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që Ceballos tashmë ka frikë se ka bërë gabim me refuzimin e Barcelonës. Thuhet që të dy klubet kanë shtruar oferta te Betisi në mënyrë për të siguruar nënshkrimin e tij për edicionin aktual.
Atij besohet se i janë siguruar minutat nga Barcelona, e cila ishte në dijeni rreth dëshirës së Neymarit për transferim te Paris Saint Germaini.
Sidoqoftë, gazeta e lartpërmendur pohon që Ceballos kishte kthyer vëmendjen edhe tek çështja financiare në Madrid pasi ‘Los Blancos’ raportohet se ishin të gatshëm t’i ofronin një pagë më të madhe se Barcelona dhe lojtari me kënaqësi zgjodhi atë ofertë.
Por, duket tani që talenti i ri është penduar dhe se do të dëshironte t’i bashkohej Barcelonës.
10 minutat që ka fituar në lojë i kanë shuar shpirtin e tij dhe e kanë detyruar të pendohet për vendimin e tij. Madje edhe lojtarët e Real Madridit thuhet se janë në dijeni rreth situatës së tij aktuale.
Zinedine Zidane do t’i lejojë atij të luaj më shumë në mënyrë që ta ndalojë atë që të mos largohet gjatë muajit janar. Ceballos mund jetë pjesë e formacionit për ndeshjen e Realit në La Liga ndaj Levantes të shtunën./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën