Google ADS

Basha: Rama dështoi me drogën

16:09 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me problematiken e drogës.

Ne një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se Rama ka vendosur te shpalle fitoren imagjinare te luftës kundër drogës pikërisht ne moment qe droga shqiptare dhe krimi i organizuar po rrezikojnë integrimin dhe kthimin e vizave për shqiptarët.

“Nga ana tjetër promovon Gramoz Rucin të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafën e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës. Është një lojë e rrezikshme: inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën.”

Lufta kundër drogës e krimit do te jete prioritet per PD me nisjen e legjislaturës se re. kjo është konfirmuar nga Basha edhe gjate një takimi me Këshilltarin e grupit parlamentar te CDU-CSU. Gjate bisedës, Basha theksoi se puna e opozitës do te fokusohet tek një reforme zgjedhore qe do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjësimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme