Kryetari i PD, Lulzim Basha u është kthyer akuzave ndaj qeverisë për trafikun e drogës, duke e cilësuar absurd qëndrimin e kryeministrit se problemi i kanabisit në vend është një kapitull i mbylur.
“Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka patur në asnjë drejtim. Por kryeministri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Basha.
Për Bashën, tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët, Edi Rama nuk mund ta fshehë dot më, “ndaj dhe ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj”.
“Por nga ana tjetër promovon Gramoz Ruçin, të cilit që nga viti 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës; dhe Fatmir Xhafën, i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës”, ka thënë më tej Basha.
Në profilin e tij në Facebook, kryetari i partisë më të madhe të opozitës vlerëson se, vendi ndodhet përballë një loje të rrezikshme.
“Inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë”, ka nënvizuar Basha.
Ndaj, ka shtuar ai, “ne nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqe që ka pllakosur vendin, demokracinë dhe ekonominë tonë”. /TopChannel/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...