Duket se resorti ku po pushon familja e Nora Istrefit në Turqi është kthyer në një arenë personazhesh shqiptare.
Përveç Tunës e Patrisit, si dhe Era Istrefit që mbërriti dje në mbrëmje në resort, edhe Kida po pushon prej disa ditësh atje.
Vetëm para pak minutash të dyja vajzat, Nora dhe Kida, pothuajse në të njëjtat ambiente të resortit në Turqi, kanë postuar foto me nënat e tyre që, siç duket, i kanë me vete në këto pushime.
Nora e ka postuar foton në Instastory ku ka vendosur emoji një kurorë duke nënkuptuar se e ëma është një mbretëreshë për të.
Ndërsa Kida e ka postuar foton në Instagram duke shkruar: “Ti je lumturia ime”. Mamatë e të dyjave shfaqen vërtet në formë dhe shumë të lumtura teksa pozojnë me “vogëlushet” e tyre (sepse për to do të mbeten gjithnjë vogëlushe).
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...