Ekspert amerikanë të Universitetit të Kolumbisë, publikuan një raport me disa rekomandime për negociatat Kosovë –Serbi ku ndër të tjera sugjerohet se Serbia duhet ta njoh republikën e Kosovës.
Ministrja në detyrë për dialog, Edita Tahiri tha për Radio Kosovën se raporti pasqyron realitetin e këtij procesi dhe se rekomandimet janë përmbajtësore që parashohin që brenda 18 muajsh të përfundojnë negociatat.
Në raportin e ri të publikuar me titull “Vlerësimi i Zbatimit të Dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet se ndërmjetësuesit duhet të marrin një qëndrim më të ashpër në dialogun në vazhdim mes Prishtinës dhe Beogradit dhe këmbëngulin se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Tahiri tha për Radio Kosovën se ky raport është rezultat i bashkëpunimit të palës kosovare, serbe dhe përfaqësuesve të BE-së. “Raportet e tilla janë shumë të rëndësishme përveç për vetëdijësimin e dyja shteteve edhe Kosovës edhe Serbisë që ma shpejt të ecet me mbylljen e këtij procesi, mandej rekomandimi për BE që Kosova dhe Serbia duhet të hyjnë në të njëjtën kohë në BE, si dhe Serbia të mos pengojë Kosovën në integrim në mekanizmat ndërkombëtarë përfshirë OKB-në dhe nuk ka paqe në Ballkan pa e njohur Serbia pavarësinë e Ksoovës”.
Raporti rekomandon një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë dialog, sidomos në fazën përfundimtare dhe se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen.
“Raporti jep rekomandime për fazën përfundimtare, kërkon njohejn e pavarësisë, pastaj për çështjen e të pagjeturve kërtkon dëmshpërblime dhe në fazën e tretë të këtë grupe uniteti…”, tha ajo.
Ministrja Tahiri ndër të tjera tha se Serbia nuk duhet ta sheh këtë raport të njëanshëm, por të ndryshojë qasjen dhe të jetë më bashkëpunuese…Raporti po ashtu sugjeron që Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, duhet të zvogëlohet dhe përfundimisht të eliminohet, pasi ai është bërë pengesë për dialogun dhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani