Google ADS

Trangujt kanë shumë veti shëruese, ja disa prej tyre

12:46 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Në tranguj ka rreth 90 për qind ujë, prandaj është i hatashëm për ta konsumuar dhe për të kompensuar lëngjet e humbura nga organizmi.

LUFTON ËNJTJET, NGA BRENDA DHE JASHTË

Nëse hani tranguj nuk keni pse frikësoheni nga urthi. Nëse e aplikoni në lëkurë, do të shmangni të ënjturat ose do të zbutni dhimbjen dhe përshpejtoni shërimin.

HEQ HELMET

Gjithë uji në trangull në organizëm ndikon si një fshesë virtuale që pastron substancat e dëmshme nga trupi. Dihet se konsumimi i rregullt i trangujve mund të shpartallojë gurët në veshka.

DOZË DITORE ME VITAMINA

Tranguj posedojnë sasinë e madhe të vitaminave që trupit i nevojiten brenda një dite. Vitaminat A, B dhe C do ta forcojnë sistemin imun dhe ju japin energji. Nëse dëshironi të arrini efekt edhe më të fuqishëm, atëherë përgatitni një pije nga trangulli, spinaqi dhe karota.

I HATASHËM PËR LËKURË

Trangujt janë të pasur me kalium, magnez dhe silic. Prandaj në shumë tretman përfshihen pikërisht trangujt.

PËRMIRËSOJNË TRETJEN DHE JANË TË MIRË PËR HUMBJEN NË PESHË

Shkaku i përmbajtjes së lartë me ujë dhe shumë pak kalori, trangujt janë idealë për humbjen në peshë. Përdorni në supë dhe sallatë. Janë zëvendësim i përsosur për ushqimet e dëmshme të grimcuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme