Google ADS

Të dyshuarit në Francë, donin të hidhnin në erë bankat

13:50 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Një paralajmërim i rastit nga një tregtar vendës ka ekspozuar një komplot bombash të lidhur me terrorin që kishin në cak bankat, njoftoi ministri i Brendshëm francez Gérard Collomb.

Policia u thirr të mërkurën në një banesë në rrethin jugor të Parisit të Villejuif, ku gjetën 100g eksplozivë dhe kimikate të TATP, transmeton portali arbresh.info

Tre persona janë arrestuar.

Ministri i brendshëm ka thënë se të dyshuarit kishin mohuar përfshirjen e motiveve terroriste, por ai shtoi që ata ishin në kontakt telefonik me njerëz në Siri.

“Ata donin të hedhin në erë banka me TATP, por ajo që po shohim është se ata janë të lidhur me terroristët, kështu që është më shumë në atë drejtim që duhet të shohim”, tha ai për FranceInfo TV.

TATP (triacetone triperoxide) është përdorur gjerësisht në sulmet xhihadiste sepse është relativisht e lehtë për tu prodhuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme