Ylli i reality show-t ‘Keeping Up With The Kardashians, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, pritet të bëhen prindër për herë të tretë në janar të 2018-së dhe më në fund është zbuluar gjinia e fëmijës së tretë të çiftit.
‘Us Weekly’ ka zbuluar se Kim dhe Kanye presin një vajzë, e cila do të lindë nëpërmjet në nëne bartëse (surrogate). Pas problemeve të shumta me dy shtatzënitë e para, mjekët e Kim Kardashian e paralajmëruan atë se mund të rrezikonte jetën në rast të një shtatzënie të tretë dhe për shkak të dëshirës së madhe për të pasur një fëmijë tjetër, ajo zgjodhi metodën e nënës bartëse.
Mësohet se gruaja që po bart fëmijën e çiftit do të paguhet 45 mijë dollarë. Kim Kardashian është rishfaqur së fundmi në javën e modës në New York, transmeton dailymail.
Ajo i ka lënë të gjithë pa fjalë në sfilatën e stilistit Tom Ford kur u paraqit me flokë të gjatë biondë dhe me një fustan të zi ekstremisht të ngushtë latex, që i nxirrte në pah format e saj bombastike.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...