Haxhiu: PAN ende nuk ka arritur t’i përfundojë pazaret institucionale

11:33 | 7 Shtator 2017
M. A.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas shtyerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thënë se PAN-i ende nuk ka arritur ti përfundoj pazaret e tyre për postet institucionale, shkruan arbresh.info

“Janë bërë gati tre muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet dhe ende nuk janë formuar institucionet. Sot ishte përpjekja e shtatë dhe kjo nuk u bë as sot edhe përkundër faktit se PAN kishte kërkuar sot që të ketë seancë, dhe vet nuk ishin të pranishëm. Siç duket ata ende nuk kanë arritur ti përfundojnë pazaret e tyre, ata po bëjnë pazare me postet”, tha Haxhiu.

Ajo  tha se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në çdo seancë që do të thërras kryesuesi.

“Në do të jemi këtu sa herë të kërkohet nga kryesuesi, dhe kundërshtojmë fuqishëm këtë qasje të koalicionit PAN, dhe për interesa të tyre po vazhdojnë të bëjnë pazare më institucionet e Kosovës”, tha Haxhiu.

Seanca Konstituive është shtyre për në orën 14:00/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme