Google ADS

Ahmeti-PAN-it: Mosprania në seancë, është tallje me qytetarët

11:28 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

I pari i kryeqytetit nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryesuesit për të ndërprerë seancën e thirrur për sot në ora 11:00.

Ahmeti ka theksuar se është tallje me qytetarët se si koalicioni PAN bëri thirrje për seancë, teksa vetë nuk u panë të pranishëm në Parlament, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Qysh bre me thirr seancën mas krejt atyre nënshkrimeve të koaliconeve e deklaratave pompoze e mos me ardh në seancë vetë. Kjo është e papranueshme, sepse është tallje me qytetarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme