Lista Serbe merr tri pozita ministrore në qeverinë Haradinaj

10:55 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Në një takim maratonë 10 orësh mes përfaqësuesve të koalicionit PDK-AKR me përfaqësuesit e Listes Serbe, është rënë dakord që Lista Serbe të udhëheqë me tri ministri.

Sipas mediumit serb, Blic, thuhet se Lista Serbe do të udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë, Pushtetit Lokal dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, transmeton portali arbresh.info

Gjithashtu besohet se Lista Serbe do të ketë dy zëvendësministra, nënkryetarë dhe rreth 30 ndihmës ministra dhe këshilltarë të tjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme