Barcelona ia sheh sherrin Argjentinës, shkak Messi

09:58 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Nëse Argjentina nuk arrin të ngjitet në tabelë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, Lionel Messi, mund të humbasë takimin e Barcelonës kundër Sevillas në nëntor.

Vendi i pestë në Amerikën e Jugut duhet të luajë play-off dhe kjo ndeshje nga FIFA është caktuar për të hënën më 6 nëntor.

Prandaj, asnjë prej lojtarëve të thirrur nga skuadra e Amerikës së Jugut nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e La Liga të javës së 11 pasi zhvillohem një ditë më herët.

Në mesin e yjeve që rrezikojnë mungesën janë edhe Messi, Luis Suarez dhe Javier Mascherano.

Rregullorja thekson se lojtarët duhet të thirren për ekipin e tyre kombëtar katër ditë para ndeshjes, ndërsa Uruguai, Kolumbia, Peru, Argjentina, Kili dhe Paraguai janë gjashtë skuadrat që mund të përfundojnë në pozitën e pestë.

Nuk janë vetëm lojtarët e Barcelonës që rrezikojnë pasi që disa skuadra mund të mbesin pa yje varësisht se kush përfundon në vendin e pestë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme