Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar në drejtim të një deklaratë të lëshuar nga i pari i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i cili ka porositur të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj se nuk i duhet pozita kur vendimet për Kosovën do të merren në Beograd.
Me këtë rast Lekaj ka theksuar se Ahmeti është politikan i kunjave të kryeqytetit.
Lekaj ka shtuar se pjesëmarrja dhe mbështetja e ndërtimit të shteti nga të gjitha pozicionet e të gjitha etapat e Haradinaj nuk është ndalë asnjëherë, vetëm se nga nesër ajo do të ndryshojë duke qenë se do të marrë vendime si kryeministër.
Lekaj ka thënë gjithashtu se i pari i Prishtinës dhe ‘filozofët’ e partisë Vetëvendosje duhet t’i gëzohen kësaj mundësie, duke ndërruar qasje e duke u angazhuar si të përbashkët, jo për t thyer e djegur Kosovën.
Ky është postimi i plotë i Lekajt:
Një paradigmë për “politikanin” e kungjave të kryeqytetit.Pjesëmarrja dhe mbështetja e ndërtimit të shtetit nga të gjitha pozicionet e në të gjitha etapat e z.Haradinaj nuk është ndalë asnjëherë, vetëm se nga nesër ajo do të ndryshojë duke qenë se do të marrë vendime si kryeministër.Seanca e nesërme për ndërtimin e institucioneve të reja është një hapë i rëndësishëm tutje në përmbushjen e vullnetit të qytetarëve të shprehur me 11 qershor. Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga z.Haradinaj, e përbërë nga partitë respektive të cilat janë nënshkruese, do të jetë e Kosovës dhe në të mirë të qytetarëve të saj, e jo siç disa kanë dëshirë t’ia atribuojnë me gjithëfarë emrash e insinuatash që nuk janë asgjë e re, por vetëm përtëritje fjalesh.Angazhimi i të gjithëve në qeverinë e udhëhequr nga z.Haradinaj, do të jetë përmbushja maksimale e pritjeve dhe obligimeve ndaj njerëzve të këtij vendi, ndryshe nga sa ka vepruar udhëheqja e PVV në dhe me kryeqytetin tonë. Prandaj thirrja ime për ju, Shpend dhe “filozofët” e partisë tuaj është që t’i gëzohemi kësaj mundësie, duke ndrruar qasje e duke u angazhuar përbashkët, jo për ta thyer e djegur por për ta ndërtuar Kosovën. Ne do të jemi në krye të detyrës për t’i shërbyer qytetarëve, për juve nuk e di.
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog