Pse zgjohemi shpesh natën?

09:07 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Problemet kronike me gjumin janë të ndërlidhura me fibrilacion atrial të përkohshëm, por edhe me çrregullimet e rrezikshme të ritmit të zemrës, tregon një studim.

Fibrilacioni atrial është një çrregullim i zakonshëm i rimit të zemrës. Analizat e Gregory Markus nga Universiteti në Kaliforni dhe Matthew Christensen nga Universiteti në Miçigan ka shqyrtuar 14 milionë raste të personave të cilët vuajnë nga pagjumësia, zgjimi i shpeshtë gjatë natës dhe probleme tjera gjatë gjumit.

Personat me fibrilacion atrial kanë më tepër rrezik nga sulmi në zemër. Edhe pse një gjendje e tillë mund të jetë pasojë e plakjes, arsyet nuk janë shpjeguar sa duhet.

Shumë studime tregojnë se apnea, ndalja e frymëmarrjes gjatë gjumit, mund të çojnë deri te fibrilacioni atrial dhe probleme tjera shëndetësore.

Njëri nga autorët e studimit, Richard Becker, ka thënë se nuk kanë pritur se do të vijnë deri te zbulimi, se edhe personat që nuk vuajnë nga apnea mund të kenë fibrilacion atrial, shkruan 10mnuta, transmeton Klan Kosova. Rezultatet tregojnë se personat që zgjohen më shpesh gjatë natës kanë 33 për qind më shumë shanse që të preken nga fibrilacioni atrial.

Studimi nuk ka shpjeguar se pse mungesa e gjumit edhe me frymëmarrje normale mund të dëmtojë zemrën, por autorët besojnë se ky mekanizëm është i lidhur me përgjigjen e trupit ndaj stresit.

Becker beson se kardiologët duhet që të theksojnë rëndësinë e gjumit, ashtu siç përmendin rëndësinë e dietës dhe ushtrimeve për shëndet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme