Lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja kanë thënë se nuk do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit nëse nuk do të ofrohen argumente se nuk humbet territor.
Qeveria e re, e cila po pretendohet të formohet nga koalicioni PAN, AKR-ja dhe nga Lista Serbe, nuk do ta ketë aspak të lehtë t’u japë zgjidhje proceseve të mëdha, siç janë demarkacioni, asociacioni, liberalizimi i vizave, luftimi i krimit dhe i korrupsionit, etj.
Ndonëse këto çështje ishin problemet kyçe për qeverisjen e kaluar, edhe ajo në ardhje pritet të ballafaqohet pikërisht me të njëjtat. Pos këtyre, Qeveria e cila pritet të drejtohet nga Ramush Haradinaj do ta ketë përballë një opozitë tejet të fuqishme, e cila nuk do ta mbështesë në këtë rrugëtim, tranmseton zeri.info.
Kështu së paku kanë bërë të ditur dy partitë e tjera jashtë PAN-it, lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja, të cilat kanë thënë se nuk do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit nëse nuk do të ofrohen argumente se nuk humbet territor. Pavarësisht këtyre, përfaqësuesit e koalicionit PAN janë zotuar se do t’i çojnë përpara këto procese. Ata madje janë shprehur optimistë edhe rreth asaj se do ta përfundojnë mandatin.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...