Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës, ka bërë përgatitjet për pranim të studentëve të rinj në konviktet dhe mensën e saj.
Drejtorit i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta deklaroi se nga hapja e aplikimit dje ka qenë një numër i “frikshëm”, pra shumë i madh i aplikuesve. “Pothuajse janë bërë përgatitjet, por derisa të vijnë studentët do të jenë gati plotësisht”, tha ai për televizionin publik.
Ai tha se kapaciteti i konvikteve për pranim të studentë në këtë vit, është rreth 4 mijë, duke përfshirë edhe konviktin numër tetë me 305 shtretër i cili pritet të përfundoj dhe të jetë në shfrytëzim në fund të tetorit, ku ka edhe salla rekreacioni që të jetë më atraktive për studentë.
Sipas tij, kriteret kryesore për aplikim edhe këtë vit të parapara me konkurs janë: nota mesatare, largësia nga kryeqyteti si dhe kategoritë e dala nga lufta.
“Si kusht primar është që të jetë student i rregullt i UP-së, që të jetë në largësi më shumë se 25 km nga kryeqyteti, nota mesatare luan rol vendimtar në rritjen e pikëve maksimale si dhe një numër i madh i kategorive që vinë nga shoqatat e luftës, fëmijët dëshmorëve, fëmijët e invalidëve të luftës, veteranët e luftës, fëmijët që kanë gjendje j të mirë sociale ekonomike në familjet e tyre kanë përparësi që të pranohen”, tha Sfishta.
Rezultatet nga ky konkurs, do të publikohen më 22 shtator 2017, në tabelat e konvikteve dhe faqen zyrtare të Qendrës së Studentëve, ndërsa afati për ushtrimin e ankesave online është prej 25 – 26 shtator 2017.
1.500 studentët të tjerë, të cilët nuk i plotësojnë kushtet për strehim në konvikte, do të fitojnë të drejtën për ushqim në mensë, ndërsa listat pritet të publikohen më 22 shtator në sallën “1 Tetori”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...