Google ADS

Vështirësohet rruga e Kosovës drejt Interpolit

08:09 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Kritere të reja për anëtarësim në Interpol do të votohen në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila do t’i fillojë punimet me datë 26 të këtij muaji shkruan sot Koha Ditore.

Këto kritere mund t’ia vështirësojnë edhe më tej Kosovës anëtarësimin në këtë mekanizëm të sigurisë.

Në aneksin e veçantë, i cili do të futet në votim, përmenden katër kritere të cilat duhet t’i plotësojë një shtet i cili aspiron anëtarësimin: t’i ketë territorin, popullsinë, qeverinë dhe kapacitetet për të hyrë më marrëdhënie me shtetet e tjera. Përveç këtyre, përmendet edhe të qenit anëtar apo shtet vëzhgues i OKB-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme