Seanca konstituive vazhdon sot, zgjedhen kryetari e nënkryetarët

07:13 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Kuvendi Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Kjo seancë është kërkuar nga koaliconi PAN dhe AKR pasi kanë arritur të sigurojnë numrat e mjaftueshëm për të votuar kryeparlamentarin dhe nënkryetarët, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se në rënd të ditës është vetëm zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Seanca do të nis në orën 11:00.

“Me kërkesë të kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës VI, Adem Mikullovci,të enjten, më 7 shtator 2017, mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme