Ish ambasadori i SHBA-ve në Siri, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar faktin se Assadi është duke fituar dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.
Robert Ford ka deklaruar se administrate siriane e Presidentit Bashar al-Assad është në pozicion më të fortë ushtarak, në krahasim me gjashtë vite më parë, transmeron protali arbresh.info
Ndërkohë, në një intervistë për televizionin arab Mayadeen, ai ka shtuar se opozita, qofshin grupet politike dhe ushtarake, janë duke u dobësuar.
Ford shtoi se mbështetësit perëndimorë dhe rajonalë të opozitës në Siri i kanë braktisur ata, ndërsa tha se edhe Arabia Saudite ka zvogëluar mbëshjetjen e saj ndaj opozitës.
Sipas tij, opozita siriane ka bërë gabime gjatë krizës. Një ndër to ka renditur lejimin e ekstremistëve që të bashkohen në rradhët e tyre.
Megjithatë, ai vuri në dukje se lufta civile në Siri është në rënie.
Lidhur me kurdët dhe mbështetjen e SHBA-ve ndaj tyre në Sirinë veriore, Ford vuri në dukje se ideja për që Shtëtet e Bashkuara të mbrojnë interesin e ushtrisë kurde ishte gjë e gabuar, duke paralajmëruar se kurdët nuk mund të mbështeten në qeverinë amerikane, por duhet të ulen dhe të bisedojnë më Damaskun.
Në lidhje me luftën civile në Siri, OKB ka raportuar se është gjetur që regjimi i Bashar al-Assad ka përdorur gaz vdekjeprurës./arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...