Një 31- vjeçar shqiptar është ekzekutuar me dy plumba nga persona të paidentifikuar në Belgjikë. Sipas mediave belge Kreshnik Gjini i njohur edhe si Niko K. 31- vjeç me origjinë shqiptarë punonte si kamerier në një kafene në në Saint-Denis në Forest.
Ai u qëllua për vdekje rreth orës 0:30 të natës të martën. Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy persona. Shqiptari ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier. Sipas dëshmitarit, i cili ka deponuar në polici se dy autorët që qëlluan me armë ishin të maskuar dhe u larguan në drejtim të pyllit.
DETAJET
Kreshnik Gjini njihej si person i rregullt në Belgjikë ku edhe punonte prej disa muajsh. Mediat belge hedhin dyshime se vrasja mund të ketë si motive ngjarje të ndodhura në Shqipëri. Më 30 gusht të vitit 2008 Gjini ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person në Rrëshen. Në ngjarje është përfshirë edhe vëllai i tij Besmiri, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht në dorë nga vëllai i tij.
“Vëllezërit Kreshnik dhe Besmir Gjini janë konfliktuar me shtetasin Elidon Gjoka. Pas konfliktit ata e kanë goditur Gjokën me mjete të forta dhe ai i është kundërpërgjigjur. Kreshnik Gjini ka qëlluar me pistoletë ndaj Elidon Gjokës me qëllimin për ta vrarë por plumbi ka kapur gabimisht vëllanë e tij, Besmir Gjini”, ka njoftuar policia në atë kohë.
Pas kësaj Kreshnik Gjini ka hedhur armën e krimit dhe ka transportuar të vëllanë në spitalin e qytetit të Rrëshenit. Por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë dhe ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Kryeqytet. Kreshnik Gjini deklaroi në dëshminë e tij para uniformave blu se plagosi pa dashje të vëllanë.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...