Stephan Lichtsteiner raportohet se ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar kampionit turk Besiktasit.
Zvicerani, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit aktual, thuhet se do të largohet falas nga Juventusi pasi nuk është më pjesë e kërkesave nga klubi në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Besiktasi ka qenë i lidhur shumë me transferimin e anësorit para se të mbyllet merkato e transferimeve turke mbrëmjen e së martës, por bazuar në ‘Gazzeta Dello Sport’, 33-vjeçari ka refuzuar shansin t’i bashkohet klubit në Super Ligë.
Lichtsteiner iu bashkua Juventusit nga Lazio në verën e vitit 2011 dhe ka fituar gjashtë tituj në Serie A gjatë kohës së tij te gjiganti italian./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...