Google ADS

Juve pas mbrojtësit të PSG-së

23:08 | 6 Shtator 2017
Arbresh Info

Juventusi raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Paris Saint Germainit, Thomas Meunier.

25-vjeçari iu bashkua PSG-së nga Club Brugge verën e kaluar dhe që nga atëherë ka krijuar katër asistime brenda 22 paraqitje në Liga 1 për gjigantin francez gjatë edicionit 2016-17, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi Thomas Meunier ishte shënjestër e Chelseat dhe Tottenham Hotspurit
Mbrojtësi Thomas Meunier ishte shënjestër e Chelseat dhe Tottenham Hotspurit

Në fillim të javës, raporte të ndryshme pretenduan që Chelsea dhe Tottenham Hotspuri dështuan të dy për të nënshkruar me reprezentuesin belg në fazat e fundit të merkatos verore të transferimeve, por PSG refuzoi interesimin ndaj tij.

Bazuar në ‘La Derniere Heure’, Juventusi beson se do t’ia ndryshojë mendjen me një ofertë në fillim të vitit 2018.

Meunier aktualisht lufton për pozitën si mbrojtës qendror me ish futbollistin e Barcelonës, Dani Alves./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme