Kylian Mbappe ka thënë se transferimi te Arsenali ishte një “opsion i vërtetë” para se t’i bashkohej rivalit në ligë – Paris Saint Germainit.
“Jam takuar me Arsene Wengerin, i cili është një trajner i mrekullueshëm”, ka thënë Mbappe për ‘Daily Telegraph’, transmeton portali arbresh.info.
“Ai ka një reputacion të madh këtu në Francë, ai është i shume respektuar dhe di se si t’i zhvillojë lojtarët e rinj. Kjo ishte një mundësi e vërtetë për mua. Por, sigurisht, Paris Saint Germaini ishte opsioni kryesor”
“Ne i menduam të gjitha përparësitë dhe disavantazhet e të gjitha klubeve por familja ime më ka thënë se duhet të jetë vendimi im dhe diçka që duhet të vendos unë”
“Ishte gjithashtu një vendim afatgjatë. Prandaj varej nga unë dhe unë vendosa që të vijë këtu në mënyrë që të zhvillohem”, shtoi Mbappe.
Sensacioni i futbollit finalizoi transferimin nga kampioni francez te PSG-ja në ditën e fundit të merkatos së transferimeve./arbresh.info/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...