Uragani Irma: Dy të vdekur në ishujt e Karaibeve

21:31 | 6 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Uragani Irma ka shkaktuar viktimat e para në Karaibe.

Stuhia e Kategorisë 5 ka arritur në ujërat franceze të St Martin dhe St Barthelemy duke lënë viktima, tha Presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton portali arbresh.info

Ai ka theksuar se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa ka shtuar se ekziston frika që numri i viktimave mund të rritet.

“Në këtë moment është shumë herët të dalim me një shifër konkrete, por tani për tani mund të them se ndikimi i uraganit ka qenë mizor”, tha Macron.

Ministri i Jashtëm francez, ka konfirmuar edhe për tetë persona të plagosur rëndë.

Kaosi pritet të vazhdojë në disa ishuj të tjerë të Karaibeve, pasi uragani Irma vazhdon të shkojë drejt Floridës./arbresh.info/

hurricane-irma-damage-283039 hurricane-irma-damage-anguilla-283041 hurricane-irma-damage-st-martin-283043 hurricane-irma-floods-damage-283040

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme