Toscha Sponsler, 33 vjeç, u arrestua nga policia e qytetit Lufkin në Teksas për vjedhje dyqani. Pasi e prangosën dhe e futën në makinë, policët nisën të inspektonin çantën e Sponsler me sende të vjedhura, por nuk duhej ta kishin lënë vetëm.
Sponsler hoqi me shpejtësi rripin e sigurisë, hapi prangat dhe kaloi në sendiljen e përparme duke bërë diçka që policët nuk e prisnin aspak.
Sponsler ia mbathi me makinën e policisë dhe një ndjekje prej 23 minutash pasoi, me shpejtësi deri në 160kmh. Më në fund, kriminelja në arrati humbi kontrollin e makinës, por rezistenca e saj nuk përfundoi aty.
Pavarësisht se e rrethuar, ajo tentoi të merrte shotganin që gjendjen në makinë, por fatmirësisht arma ishte e kyçur. Pas incidentit, autoritetet në Lufkin instaluan ndarje të reja brenda në makinë për të gjitha automjetet e policisë. /tch
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor