Google ADS

Ylli i Real Madridit vendos lapsin në kontratën e re

18:17 | 6 Shtator 2017
Arbresh Info

Martin Odegaard ka zbuluar se ka vazhduar kontratën e tij te Real Madridi.

18-vjeçari, i cili ngjalli interesim të madh te klube të shumta në Evropë pas transferimit te Reali në muajin janar, aktualisht është në mes të kohës prej 18 muajve që është duke kaluar si një i huazuar në Heerenveen, transmeton portali arbresh.info.

Martin Odegaard ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë të re
Martin Odegaard ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë të re

Ai raportohet se nënshkroi marrëveshje tri vjeçare e gjysmë kur iu bashkua klubit madrilen, por zbulohet se ai tani ka vazhduar qëndrimin me kampionin evropian.

Kur është pyetur nëse ka vazhduar kontratën e tij me Real Madridin, ai i ka thënë ‘VG Sporten’:

“Pak përtej 2018-ës. Nuk dua të flas më shumë rreth kësaj në këtë moment”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme