Qytetarët që ia kanë mësyrë stacionit të autobusëve për të ikur në Hungari janë shprehur të mllefosur e të zhgënjyer duke thënë se politikanët fare nuk po mendojnë për popull.
Ylber Neziri nga Gjilani ka thënë për portalin arbresh.info se arsyeja që të rinjtë po dalin është politika.
“Nuk jam i punësuar. Zhgënjimi është i madh, papunësia e madhe, njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Unë kam qenë në Europë dhe jam kthyer por kur jam kthyer jam zhgënjyer shumë. Po të më ipej mundësia do të iku prapë. Duhet ti heqim të gjithë qeverinë, i kanë bërë milionat e për popull nuk mendojnë fare. Ata po ua hapin kufinjët të ikin. U bëjë apel institucioneve që ti hapin sytë sepse do të duhej tua bënim si në Afganistan. Edhe ju po t’iu ofrohej mundësia do të shkonit për një pagë më të mirë”, tha ai,
Edhe Edon Haziri nga Prishtina thotë se sapo ti bëjë paratë do të ikë edhe ai nga Kosova.
“Kam dalur të shikoj se çfarë po bëhet sepse edhe unë do të dal. Kismet prej Zotit si ti bëjë parat do të iku edhe unë. Qohet njeri në mëngjes nuk ka nga ia mban, tërë ditën në shesh nuk kemi punë. Bileta është 15 euro deri në Beograd pastaj aty e merr autobusin për Suboticë”, ka thënë ai.
Dardan Jerliu nga Prishtina kishte dalë që të shoh se çfarë po ndodhte pasi që edhe ai e kishte në mendje të ikte.
“Kam dalë të shoh si po bëhet dhe kam vendosur edhe unë të dal sepse nuk kemi të ardhme. Punë kemi gjetur por çfarë pune që nuk ia dal dot. Nuk e di sa është çmimi i biletës por do të iku edhe unë”, ka thënë ai.
Edhe qytetarë të tjerë që nuk deshën të prononcohen kanë thënë se do të ikun nesër pasi që sonte nuk kishte vend.
“Destinacioni im është Franca, nesër do të iku edhe unë pasi që sonte nuk kishte vend”, ka thënë ai pa dashur të prononcohet./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1532184810179939/
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...