Google ADS

Pensionohet superylli kilian Arturo Vidal

16:49 | 6 Shtator 2017
Arbresh Info

Ylli i Kilit, Arturo Vidal ka njoftuar se do të pensionohet nga detyra e tij me skuadrën kombëtare në fund të Kampionatit Botëror Rusia 2018.

“Më vjen keq Kili për këto dy disfata”, ka shkruar fillimisht 30-vjeçari në rrjetin social Instagram, transmeton portali arbresh.info.

Arturo Vidal duket i brengosur pas disfatës 1 me 0 ndaj Bolivias
Arturo Vidal duket i brengosur pas disfatës 1 me 0 ndaj Bolivias

“Ne dhamë gjithçka por nuk arritëm të fitojmë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Kam edhe dy ndeshje dhe Kampionatin Botëror të mbetur, faleminderit për gjithë dashurinë gjatë viteve”

Mesfushori i Bayern Munichut ka qenë pjesë e skuadrës që ka humbur dy ndeshje radhazi derisa vazhdojnë të jenë në rrezik për të humbur pjesëmarrjen në kompeticionin që zhvillohet verën e ardhshme në Rusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme