Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka reaguar pas akuzave të avokat Spartak Ngjelës. Gurra paralajmëron padi për Ngjelën, i cili më herët gjatë ditës përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, e quante ‘osman’ dhe ‘palaço’ Myftiun e Tiranës, si dhe kërkonte arrestimin e tij.
Përplasja lidhet me debatin e fundit të krijuar në vend për mbulimin e monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së namazit për Ditën e Bajramit.
Më poshtë reagimi i plotë i Ylli Gurrës.
Perkunder gjithe hamendesimeve, sajesave, akuzimeve, perbaltjes dhe ekstremizmit te thirrjeve ne vendosjen e personit dhe figures sime ne ” gijotinen” e rradhes , per gjithe opinionin publik shqiptar ne Shqiperi, Kosove e kudo i ndodhur them; O ZOT i te gjitheve fali se nuk dine çfare bejne, nuk dine per ç’ka jane dhe kujt i sherbejne.
Une jam Ylli Faik GURRA nga Dragostunja, Librazhd. Krenar per ate qe i Madhi ZOT me ka dhene shqiptarine si kombesi e Shqiperine si Atdhe, PAQEN e fese İslame si bosht e udherrefyese per shpirtin dhe jo vetem.
Nderkohe qe cilido qe permes perbaltjes se personit tim qellimisht , i porositur, dhe per llogari te kujtdo qofte, brenda apo jashte Shqiperise do t’i duhet te perballet me dyert e drejtesise, per ekstremizem e histeri akuzash, per nxitje e ndasi fetare e nacionale dhe barbarizem qytetar.
Perkushtimi ndaj vendit, atdheut e qytetareve me ben me te vertete me besimtar shqiptar. FE – ATDHE binom i perjetshem per gjithkend shqiptar te ketij nenqielli.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?