Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, thotë se i takon koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA që të bëjnë marrëveshjen me Listën Srpska për krijimin e institucioneve të reja në bashkëqeverisje PAN-AKR dhe minoritetet
Këtë Matoshi e tha të mërkurën për Gazetën Express, pas raportimeve se Lista Srpska ka bërë kërkesa të papranueshme për t’u bërë pjesë e qeverisë së re.
“PAN’i ish dashtë me i sqaru me ta. Nuk janë çështje e jona”, tha anëtari i kryesisë së partisë së Behgjet Pacollit.
Fatmir Matoshi tha edhe se nuk është në dijeni për takime apo kërkesa të reja të Listës Srpska, siç u raportua të mërkurën.
“Unë, të paktën për vete nuk jam në dijeni, por besoj se ata [PAN] i kanë rregullu këto çështje me kohë”, përsëriti i njëjti, në një prononcim për Gazetën Express.
Nga ana tjetër, një portal i afërt me AKR’në e cila të hënën arriti marrëveshje me PAN’in për krijimin e institucioneve të reja me shef të ekzekutivit Ramush Haradinajn, ka raportuar sot se Lista Srpska po provon tash ta bllokojë konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë.
Portali në fjalë, duke u thirrur në burime të tyre shkruan se ka mësuar se paritë serbe të përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Kosovës janë duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PAN-AKR.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...