Mendoni sikur trupi juaj është një tempull: Është i juaji për t’u përdorur, por ka disa pika të shenjta që nuk duhet t’i prekni me duart tuaja.
Studimet kanë treguar se ato luajnë një rol të madh në transmetimin e mikrobeve. Edhe pas larjes, duart dhe gishtat janë të ri-kontaminohen me shpejtësi nga mjedisi rrethues.
Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Nebraskës, njerëzit që mbajnë unaza dhe thonj të gjatë kanë tendencë të kenë më shumë mikrobe në duart e tyre. Ja cilat janë pjesët e trupit që nuk duhet të prekni me duar:
Fytyra
Ju mund të përdorni duart tuaja për të larë fytyrën ose për të aplikuar kremra. Por, bëjeni këtë me kujdes sepse kur vendosni duart në një sipërfaqe të butë dhe më pas i çoni në ballë, kjo rrit shanset për të marrë më shumë baktere. Gishtat përmbajnë vajra që mund të përthithen nga poret e lëkurës.
Sytë
Me përjashtim të rastit kur vendosni lente kontakti ose i lani ato, në raste të tjera duhet t’i shmangni patjetër. Kjo ul rrezikun e ekspozimit ndaj mikrobeve të rrezikshme.
Gojën
Hulumtimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se njërëzit i vënë gishtat në gojë ose rreth gojës mesatarisht 23.6 herë në orë kur janë në punë. Ndërsa, kur janë të zënë e bëjnë këtë 6.3 herë. Kjo është shumë e dëmshme sepse mund të shkakktojë shqetësime që mund të bëhen serioze me kalimin e kohës.
Të pasmet
Anusi përmban baktere potencialisht të dëmshme. Pasi të prekni të pasmet tuaja, lajini duart menjëherë.
“Është flamuri më i bukur n’botë…” – 10 vjet nga droni në B...
Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë edhe në Berlin – u...
Veliaj: Do të ndërtojmë 8 shkolla të reja në Tiranë! Ushqim ...
E përplas makina në vijat e bardha, ndërron jetë 15-vjeçari ...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba ...
Kievi pret përgjigje të shpejtë për `Planin e fitores`