BE do të vëzhgojë Zgjedhjet Lokale në Kosovë (VIDEO)

15:27 | 6 Shtator 2017
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Memorandumin e bashkëpunimit e kanë nënshkruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.

Valdete Daka ka thënë se  misioni i Bashkimit Evropian është i mirëseardhur në Kosovë duke thënë se do të kenë bashkëpunim të shëndoshë.

“Si çdo herë mision i BE është i mirëseardhur në Kosovë dhe KQZ do ti merr me shumë seriozitet analizat e tyre. Misioni i vëzhguesve të BE-së ka qenë prezent edhe ne zgjedhjet e kaluara ku KQZ ka shqyrtuar me kujdes raporton e këtij misioni, dhe ka marrë për bazë kritikat e tij”, ka thënë Daka.

Ajo ka falënderuar misionin e BE-së në Kosovë për ndihmën dhe mbështetjen që i ka dhënë KQZ-së.

E shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka thënë se është e lumtur që Bashkimi Europian sjellë mision vëzhgimi në Kosovë

“Ne sapo nënshkruan ketë memorandum bashkëpunimin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 22 tetorit jam e lumtur që BE sjell mision vëzhgimi kjo tregon se sa jemi të gatshëm të kontribuojmë në demokraci”,  ka thënë Apostolova. /arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1531921723539581/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme