Google ADS

62 vjeçari shkon për të blerë dru, goditet për vdekje nga kamioni

12:49 | 6 Shtator 2017
M. A.

Një 62 vjeçar ka humbur jetën pasi që është goditur nga një kamion që po shiste dru në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për TV Arta drejtori i urgjencës, Bujar Gashi, sipas të cilit ekipi mjekësor i ka ofruar viktimës ndihmë bashkë me personelin në QMF 4 në “Xhemajl Ibish”, por që viktima nga plagët ka ndërruar jetë.

Raportimet e para thonë se 62 vjeçari kishte shkuar për të blerë dru kur është goditur nga kamioni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme