Ndonjëherë ju mund të ngjitni shkallët nga vrima më e tmerrshme…
A ju ka ndodhur të urreni diçka aq shumë në jetë që e keni bërë më së miri? Mendoni rreth kësaj…Ju keni urryer punën tuaj, por e keni ditur se kjo i bën mirë shëndetit tuaj emocional dhe fizik. Ndoshta keni urryer konsumin e perimeve, por tani i hani të gjitha llojet. Çfarë ndryshoi në të vërtetë? Urrejtja juaj apo përspektiva juaj? Ja si ta ktheni pasionin e urrejtjes në diçka të dobishme për rezymenë tuaj.
Gjithnjë kujdesuni mirë për veten duke marrë konfirmim për gjithçka që bëni. Një mënyrë tjetër për të ndryshuar qëndrimin tuaj është të pyesni veten se çfarë doni të dëgjoni ose keni nevojë nga një person tjetër dhe të filloni t’ia tregoni këtë vetes. Çfarë keni nevojë për momentin? Vallë një shetitje për të pastruar kokën? Keni nevojë për ndonjë çaj apo kafe dhe të merrni frymë thellë në tryezën tuaj?sapo të filloni të vlerësoni ndjenjat tuaj dhe të merrni konfirmim nga vetja duke e kuptuar se për çfarë keni nevojë, ju përforconi veten si të rëndësishëm dhe të denjë.
Pra, ju urreni punën tuaj, shefin dhe gjithçka që ndodh brenda ambientit punues, saktë? Përdorni këtë teknikë apo lëndë djegëse për të ndezur etikën tuaj të punës dhe portfolion. Bëhuni kurreshtar. Nëse shefi juaj ju jep shumë detyra të shumta rreth praktikave të sigurimit, provoni strategji të reja për këtë detyrë. Kërkoni teknika të reja ose një mënyrë tjetër për të paraqitur këtë informacion. Bëjeni punën cilësore, në mënyrë atraktive dhe unike.
Nëse dini më shumë se sa thjeshtë të definoni rolin tuaj të caktuar të punës, a nuk do të ishit një armë e fuqishme dhe e rrezikshme në tregun e punës? Mësoni diçka më shumë nga rolet e kolegëve tuaj dhe detyrat e përditshme që ju përshkojnë. Jo vetëm që krijoni vullnetin e mirë në kompani, por gjithashtu zhvilloni aftësi të reja që seriozisht janë shumë të dobishme.
Pasiqë ju tashmë e urreni punën tuaj, pse mos të shtoni mjerimin duke punuar si vullnetar nëpër komitete, takime dhe projekte që ju largojnë nga tavolina juaj dhe ju lejojnë të bashkëveproni me njerëz të rinj? Angazhoni në punë që askush nuk merr guximin t’i bëj. Merrni pjesë në programet tuaja të menaxhimit të talenteve të sektorit të resurseve humane. Ju mund të ngriteni e të përparoni në punë në mënyra të reja./femra.net/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...