Google ADS

Shkencëtarët kanë paralajmërime për ujin e pijshëm

12:12 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Më shumë se 80 për qind e ujit të pijshëm në botë është i ndotur me plastikë, zbulojnë hulumtimet e reja.

SHBA ka shkallën më të lartë të kontaminimit në 93 përqind, pasuar nga Libani dhe India. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë nivelet më të ulëta, megjithatë, ato ende arrijnë në 72 përqind, transmeton Klan Kosova.

Në përgjithësi, 83 përqind e mostrave të ujit nga dhjetra vende në mbarë botën përmbajnë mikroplastikë. Shkencëtarët paralajmërojnë se mikroplastikat janë aq të vogla sa mund të depërtojnë në organe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme