Siria që po vuan nga lufta, është pranë kualifikimit në Botëror

11:53 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Omar Al Somah shënoi golin më të vlefshëm në karrierën e tij për Kombëtaren Siriane, ku barazuan 2-2 me Iranin.  

Zhvilloheshin minutat shtesë kur sulmuesi qëlloi portën, dhe pastaj gëzimi ishte shumë i madh.

Djelmoshat e Carlos Queiroz, kanë zënë vendin e tretë në kualifikimet për Kampionatin  Botëror që zhvillohet në Rusi nw grupin A për Azi.

Siria e ka në dorë fatin e saj për ta shkuar emrin në mesin e 32 shteteve që do të jenë pjesëmarrëse.

Fillimisht duhet ta mposhtin Australinë, pastaj njërën mes SHBA-së, Hondurasit ose Panamas.

Shteti i Sirisë është në luftë në shtatë vitet e fundit dhe kombëtarja e futbollit i ka dhënë shpresë këtij vendi për t’iu kthyer normaliteti. /Telegrafi/

  

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme