Shfaqja e puçrrave në fytyrë është problem që i përket kryesisht periudhës së pubertetit dhe adoleshencës ,por kjo nuk do të thotë që pas të 20-ave nuk mund t’ju dalin më akne.
Hulumtimet tregojnë se 35% e grave në 30-at e tyre, 26% në 40-tat e tyre dhe 15% në moshën 50 vjeçare vuajnë nga problemet me fytyrën.
Nga ndryshimet hormonale deri tek stresi, më poshtë do të lexoni të gjitha shkaqet e puçrrave pas dekadës së dytë të jetës.
1.Stresi
Ekspertët thonë se stresi liron kortizol, hormoni përgjegjës për prodhimin e yndyrës. Kur poret e lëkurës bllokohen nga kjo e fundit mund të ndodhë që zona përreth të inflamohet dhe të krijohen puçrrat.
2.Probleme hormonale
Nivelet e larta të testosteronit ose sindromi i ovareve policistite mund të shkaktojnë gjithashtu acarim të lëkurës. Nëse puçrrat shoqërohen me rritje të tepërt të qimeve në zona të pazakonta të lëkurës ose perioda të parregullta, duhet të bëni një vizitë gjinekologjike.
3.Jeni në periudhën para menopauzës, sapo keni lindur ose jeni disa ditë përpara periodave
Kur nivelet e hormoneve ndryshojnë, prodhimi i yndyrës zakonisht rritet. Kjo mund të shkaktojë bllokimin e poreve dhe shumimin e baktereve në atë zonë, duke sjell inflamacion dhe puçrra.
4. Poret e zmadhuara
Stresi, rrezet e dëmshme të diellit, pirja e duhanit etj prishin lidhjet, strukturën e kolagjenit duke shkaktuar zmadhim të poreve. Kur këto të fundit janë më të zmadhuara se normalja është më e lehtë që yndyra të depërtojë e të shkaktojë puçra.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...