Google ADS

Zeka tregon kur do të mbahet vazhdimi i seancës

11:04 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Ndonëse, koalicioni PAN i ka siguruar votat e nevojshme pas arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje me AKR-në, ende nuk dihet saktësisht se kur do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive.

Në koalicionin PAN thonë se ende nuk ka vendim të prerë për datën e vazhdimit të seancës.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, deputeti i Nismës, Miliam Zeka pret qe nesër të mbahet vazhdimi i seancës ku do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Mendimi im është se seanca do të mbahet nesër. Por, zyrtarisht ende nuk është caktuar”, ka thënë shkurt Zeka .

Në anën tjetër, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka thënë se ende nuk është kontaktuar nga koalicioni fitues i zgjedhjeve për të caktuar vazhdimin e mbajtjes se seancës. Deri më tani deputetët janë mbledhur disa herë, por koalicioni PAN në mungesë të votave nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar.

E, kandidati i vetëm i këtij koalicioni për postin e kryeparlamentarit është kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme