Skënderbeu i ka në fokus të rinjtë dhe në çdo moment kërkon për elementë cilësorë, teksa gjatë kësaj vere janë lakuar emrat e Albi Dokës, Dejvi Bregut dhe Kristal Abazajt.
Në një intervistë të dhënë ai flet për kalimin e talentit të Tiranës. Albi Doka te Skënderbeu, ndërkohë që sqaron se dy futbollistët e Luftëtarit nuk kanë qenë objetiva të tyre.
“Albi Doka për mua është një futbollist shumë interesant dhe i përshtatet politikës së klubit “Skënderbeu”, por orët në vazhdim do të tregojnë realisht, nëse do të bëhet apo jo lojtari ynë. Ju them vetëm diçka, nëse e merr ndonjë skuadër tjetër Albi Dokën nga Tirana, jemi vetëm ne”, ka thënë Fakiç në Sport Ekspres.
“Bregu dhe Abazaj janë futbollistë shumë të mirë dhe kanë një të ardhme të mirë. Por nuk kanë qenë objektivi ynë në këtë merkato. Kemi qenë të fokusuar te futbollistë të tjerë, të cilët ishin përzgjedhur që 6 muaj përpara”.
Skënderbeu në këtë edicion merr pjesë edhe në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës