Google ADS

Vazhdojnë debatet parlamentare për ligjin e përdorimit të gjuhëve

10:26 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Komisioni parlamentar për çështje evropiane sot duhet të vazhdon me seancën e radhës në lidhje ne Propozim- ligjin për përdorimin e gjuhëve, transmeton Zhurnal.

Me ligjin parashihet që përveç gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare,krahas asaj të jetë zyrtare edhe gjuha që e flasin 20 përqind e popullatës( gjuha shqipe) duke përfshirë gjithë institucionet shtetërore.

Për propozuesit e këtij ligji dhe disa po prej deputetëve ligji në fjalë nuk rrënon Kushtetutën, përkundrazi është ligj që dërgon shtetin drejt rrugës për integrim euroatlantik të Maqedonisë.

Për deputetët e opozitës ligji për përdorimin e gjuhëve është në kundërshtim me predispozitat ligjore evropiane dhe në kundërshtim me rregullativat evropiane që do të sjellin ndarje të tjera në dëm të shoqërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme