Google ADS

Një grua kosovare punon mesatarisht 10 orë e gjysmë në ditë

10:53 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Vetëm një në dhjetë biznese në Kosovë kanë pronare femër dhe gratë ballafaqohen me barriera të mëdha të punës.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti Riinvest ku u publikua raporti “Gratë në Tregun e Punës”, shkruan arbresh.info.

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, tha se është e nevojshme që të rritet pavarësia ekonomike e grave pasi kjo ndikon edhe në fuqizimin e tyre në jetën publike dhe private.

Ai shtoi se po punohet në formimin e Forumit Ekonomik të Grave.

“Ne besojmë se përmes këtij forumi mund të ndikojmë në formësimin e politikave publike që të përmirësojnë pozitën e grave në biznes. Gratë ballafaqohen ma barrier në vendin e punës.  Sektori publik dhe sektori privat ka dallim se si trajtohen femrat në vendin e punës. Ne kemi trajtuar edhe qështjen e pushimit të lehonisë.  Ky pushim të shndërrohet në pushim prindëror që pushimi të ndahet mes çifit”, ka thënë Hashani.

Sipas raportit “Gratë në Tregun e Punës” ku janë anketuar 600 gra në tërë territorin e Kosovës përfshirë edhe veriun, 30 për qind e grave në sektorin privat nuk kanë fare kontrata të punës ndërkaq 50 për qind kanë kontrata me afat të caktuar. Ndërkohë në sektorin publik, vetëm 25 për qind kanë kontratë me afat të caktuar derisa pjesa tjetër kanë kontrata pa afat, raporton arbresh.info.

Sa i përket barrierave në tregun e punës, 36 për qind e grave besojnë se niveli i ulët i pagës është barrier e madhe ndërkaq 15 për qind thonë se barriera kryesore është në orarin e punës.

Gratë në Kosovë ankohen se nuk mund të gjejnë punë më orar të shkurtër gjë që sipas tyre po ua pamundëson qasjen në punë dyje pasur parasysh se në shoqërinë kosovare, barra për kujdesin ndaj familjes i mbetet më shumë kësaj gjinie.

Arsyeja kryresore që e kanë gratë për të hyrë në punë sipas raportit, është nevoja për të ardhura shtesë në familje.

Raporti thekson më tutje, se mesatarisht një grua në Kosovë punon pandërprerë 10 orë e gjysmë në ditë, në punë të paguar dhe të papaguar./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1531756523556101/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme