Google ADS

28 turistë të mbytur gjatë sezonit turistik në Shqipëri

10:13 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Të paktën 28 turistë janë mbytur gjatë sezonit turistik veror në Shqipëri. Sipas emisionit “Stop” të “Klan”-it, disa nga arsyet se pse turistët mbytën në plazhet shqiptare janë se përgjatë gjithë vijës bregdetare, ose mungojnë kullat e vrojtimit, ose edhe kullat edhe personat, që duhet të shpëtojnë jetë.

Pothuajse gjatë gjithë vijës bregdetare janë të vendosur kullat e vrojtimit, por nuk ka vrojtues dhe shpëtimtarë, përcjell albinfo.ch.

Ligji shqiptar parashikon krijimin e një ambienti të sigurt për turistët e huaj dhe shqiptarë. Numri i turistëve të huaj po rritet nga viti në vit në Shqipëri, derisa mungojnë shumë kushte.

Disa prej pushuesve të mbytur ishin nga Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme