Është zbuluar arsyeja e vërtetë përse Osama bin Laden ka orkestruar sulmin e tmerrshëm më 11 shtator, sipas pretendimeve më të reja.
Ish kreut të al-Kaidës i erdhi ideja për të përplasur aeroplanët në një numër ndërtesash më 2001, përfshirë Kullat Binjake të Nju Jorkut, transmeton portali arbresh.info
Por, përveç përpjekjeve për të nisur një Luftë të Shenjtë me Shtetet e Bashkuara, një dokumentar pretendon që bin Laden kishte një motiv shtesë për sulmet dashakeqe.
Filmi – Rruga drejt 9/11 – thotë se ai fajësonte qeverinë amerikane për prishje të martesës së tij.
Ai bëhet e ditur se ishte i zemëruar që SHBA kishte larguar atë nga vendlindja e tij, Sudani për në Afganistan ku ishte i detyruar të jetonte në varfëri.
Duke mos e dashur një jetë të tillë, gruaja e dytë e ligjëruesit universitar, Khadijah Sharif dhe djali i madh u kthyen në Arabinë Saudite.
Pas kësaj, edhe një nga bashkëshortet e tij u largua, gjë e cila e bëri atë të zhvillojë një hakmarrje personale kundër Shteteve të Bashkuara.
“Ai fajësoi SHBA-të jo vetëm për të gjitha këto mëkate të historisë dhe për këto manipulime të botës islame, por tani ishte personale”, tha autori Steve Coll për filmbërësit e dokumentarit.
Bin Laden u vra më 2 maj 2011, gjatë një bastisje të marinsave të SHBA-ve në strehimin e tij në Pakistan./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin