Sot pasdite, Kryeministri Rama do të mbledhë në Velipojë ministrat e rinj të tij, në një mbledhje të dytë me ta pas asaj të Llogarasë.
Takimi që do të zgjasë dhe të enjten paradite, zhvillohet tre ditë para nisjes së legjislaturës së re parlamentare dhe nisjes së procedurave parlamentare për Qeverinë e re, shkruan “Panorama”. Takimi informal dyditor do të vijojë takimin e një jave më parë, ku Kryeministri u kërkoi atyre që të studiojnë dhe përcaktojnë se si do të shkrihen drejtoritë dhe pjesët e ministrive që iu bashkangjitën atyre që u quajtën superministri.
Mësohet se ministrat e rinj, me stafet e tyre, kanë punuar për të bërë një shkrirje sa më funksionale të atyre drejtorive që vijnë nga dikastere të tjera, të cilat ose janë shkrirë, ose janë shpërndarë në ministri të tjera.
Mësohet se mbledhja e sotme do të përcaktojë dhe kompetencat e reja të zv.ministrave, të cilët do të mbulojë sektorët përbërës të ministrive të zgjeruara. Burime nga Qeveria thanë se gjithashtu, ministrat nisur dhe nga turi i dëgjesave, kanë përfshirë në programin e çdo dikasteri prioritete e qytetarëve.
Kryeministri Rama ka në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, lajmëroi shkrirjen e tri ministrive, Ministrisë së Inovacionit, Ministrisë së Integrimit që do të jetë pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe Zhvillimin Urban.
Ndërsa prezantoi bashkime ministrish. Ministrisë së Financave do t’i bashkohet Ekonomia dhe Puna, Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet Kujdesi Social, Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë i shtohet Infrastruktura, ndërsa Ministrisë së Turizmit i shtohet dhe Mjedisi.
Në takim kreu i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi
I pranishëm në takimin e sotëm, ashtu si dhe një javë më parë të Kryeministrit me ministrat e tij, do të jetë dhe kryetari i ardhshëm i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i propozuar nga kreu i Qeverisë, por dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. “Sfida e këtij mandati kërkon që grupi parlamentar të jetë i organizuar shumë mirë, i disiplinuar si asnjëherë më parë, i drejtuar nga një ekip i përkushtuar dhe i përgatitur për debatin e vijës së parë në komisione dhe në sallë, por mbi të gjitha, i aftë organizativisht për t’u koordinuar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...