Google ADS

Irma, uragani më i fuqishëm i regjistruar në histori

09:15 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Uragani më i fuqishëm në oqeanin Atlantik i regjistruar në histori ka arritur në ishujt verilindor të Karaibeve.

Uragani Irma kaloi mbi Barbuda rreth orës 01.47 të mëngjesit, tha Shërbimi Kombëtar i Motit, transmeton portali arbresh.info

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Irma mbetet ende në kategorinë e pestë, me erëra deri në 295 kmh. Bëhet e ditur që uragani është nisur drejt Puerto Rikos, Republikës Dominikane, Haitit dhe Kubës dhe mund të arrijë edhe në Florida gjatë fundjavës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme