Vrasja e turistes ruse në Ksamil, Policia: Kemi gati përgjigjen e ADN

08:55 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Laboratori i Policisë Shkencore në Tiranë ka dorëzuar pasditen e sotme në komisariatin e Sarandës akt-ekspertimin e ADN për ngjarjen e 24 Korrikut në Ksamil ku mbeti e vdekur turistja 15 vjeçare ruse Ksenia Riok.

Pas interesimit, burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se akt-ekspertiza ka mbërritur tashmë në Sarandë , gjë për të cilën është komunikuar dhe me prokurorin e çështjes dhe është dakordësuar për dorëzimin e materialit mëngjesin e së mërkurës.

Rezultati i akt-ekspertimit është sekret hetimor dhe do të mbetet në tagrin e prokurorit për të bërë me dije ose jo për publikun, të dhënat në lidhje me hetimin ku do të përcaktohet nëse ka përgjegjësi penale e 31-vjeçari Ermal Fataj i arrestuar si i dyshuar për ngjarjen.

Në helikat e skafit të Fatajt u gjetën disa fije floku, ku ekspertët kriminalist kishin për detyrë për ti krahasuar me flokët e viktimës.

Shkak për vonesën e analizës së ADN u bë djegia e një llampe në pajisjes që kryen krahasimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme