Katër shtetas shqiptarë janë vendosur nën hetim për braktisje të të miturve, pasi, siç rezulton, ata janë rikthyer duke i lënë fëmijët jashtë vendit me qëllim azilin.
Ata u ndalën në aeroport nga ku më herët kishin kaluar së bashku me fëmijët. Burimet i thanë Top Channel se rastet e braktisjes së fëmijëve për qëllim azili janë regjistruar në shumë vende të Bashkimit Europian.
Një raport i policisë italiane flet se çdo muaj, mesatarisht 70 të mitur shqiptarë dorëzohen pranë shërbimeve sociale duke u vetëdeklaruar të braktisur nga prindërit. Ndihmëskomisionerja për mbrojtjen e të miturve pranë Avokatit të Popullit, Matilda Tyli thotë se të njëjtën skemë prindërit shqiptarë po e përdorin për fëmijët e tyre edhe në Britani dhe Francë.
“Janë fëmijë që nuk vijnë nga shtresat në nevojë. Janë fëmijë që kanë shkuar për të ndjekur një shkollë dhe për të garantuar jetesën e tyre të mëtejshme”, shpjegon Tyli.
Deri më tani, Gjykata e Tiranës ka dënuar dy shtetas, pasi, sipas hetimeve, rezultojnë nga sistemi TIMS të kenë udhëtuar jashtë vendit me fëmijët e tyre, por janë kthyer pas pa ta, shkruan TCH.
“Gjenden në vendet e Bashkimit Europian, kërkojnë ndihmë për mbështetje dhe shërbime sociale. Deklarohen të braktisur dhe thonë që jetojnë në kushte të vështira”, thotë Tyli.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...